Skip to content

Për ne

ORGANIZATORË

Përzgjedhja e Meshkujt e vitit në Kosovë është organizuar nga Gentleman Magazin, revista e parë e specializuar onlajn për meshkuj. Gentleman Magazin, ka për qëllim që t’i promovojë sukeset e meshkujve në Kosovë, të promovojë kompani të suksesshme, mënyrë të jetës, modë, stil, hedonizëm… Gentleman Magazin, përmbledh lajmë dhe rrëfime mbi tema të ndryshme të cilat besojmë se do të sjellin freski në hapësirën mediatike. Nëpërmjet temave, intervistave, rrëfimeve, këshillave, si dhe nëpërmjet përmbajtjeve të përditshme mbi mënyrën dhe qasjen në punë, stilin e veshjes, këshilla për sukses, argëtim, sport, arkitekturë, automobil, kulturë dhe shumë temave të tjera të cilat do të arrijnë me siguri te opinioni më i gjerë.

Përzgjedhja e Meshkujve të vitit ka për qëllim t’i dallojë dhe mbledhë meshkujt më të suksesshëm në Kosovë duke marrë parasysh aspektet e ndryshme të biznesit dhe jetës duke i ndjekur sukseset e tyre si në plan personal, ashtu edhe në atë profesional. Duam t’i shpërblejmë me të vërtetë ata që kanë lënë gjurmë në shoqërinë tonë nëpërmjet arritjeve të tyre.

Vizioni ynë është t’i inspirojmë njerëzit të jenë versioni më i mirë i vetvetes. Të synojnë rezultate më të mira dhe të jenë shembull pozitiv në shoqëri në aspekte të ndryshme të jetës.

Misioni ynë është t’i dallojmë dhe festojmë meshkujt më të suksesshëm në Kosovë në kategori të ndryshëm.

Play Video